Ministri Gonxhe sqaron shqiptarët: S’kam paguar 2700 euro për 1 natë në Dubai, çmimet e hoteleve janë rritur ju e dini

spot_img
Advertisements

Ministri u Kulturës Blendi Gonxhe ka përgënjeshtruar mediat për çmimin e hotelit në Dubai pak javë më parë:

❌ FAKE NEWS❗️GËNJESHTRA❗️
Portale që e gdhijnë tym “për hallet e popullit”, më nxjerrin që paskam paguar 2,700 Euro për një natë në Dubai! Vlera në fjalë është paguar për një delegacion prej 5 vetash, dhe për 3 netë, duke e bërë koston për person të jetë 180 Euro/nata! ✔️
Publiku e di se tregu i hoteleve kudo në botë ka pësuar rritje çmimesh dhe ka natyrisht raste kur tarifat janë të larta, në varësi të datave, sezoneve, ngjarjeve e shpesh qëndrimi lidhet me evente që zhvillohen në po ato hotele e struktura dhe nëse nuk rezervon në to mund të pësosh kosto më të larta spostimesh e lëvizjesh me transport taksi apo të dedikuar, të humbësh kohë e të mos maksimizosh axhendën. Por a duhet të abuzohet kështu me lajme të sajuara qëllimisht? A s’është turp të stisësh aludime të tilla? Si ministër përgjegjës për turizmin patjetër që do udhëtoj e marr pjesë në vizita në shumë shtete e aktivitete, është pjesë e pashmangshme e punës sime, sepse kërkojmë ndërlidhje, ura turizmi e ndërkombëtarizim, dhe jam krejt i hapur të informoj nëse një media interesohet, por pse kështu? Pse të gënjehet kaq trashë pa bërë asnjë verifikim pranë Kabinetit tim apo MTKS?

“Blendi Gonxhe paguan 2700 Euro për 1 natë në Dubai me lekët e shqiptarëve!!!”? JO! Portalet gënjejnë pacipërisht! Në fakt kam paguar 180 Euro për 1 natë!!! 🔍 (edhe më lirë madje sesa çmimi për atë hotel në webin e Booking: 161 + 43 taksa = 204 Euro/nata, e ilustruar në album)

Dhe po, jam takuar e pritur nga homologët, më saktë me Ministrin e Ekonomisë & Turizmit si dhe me Ministrin e Sportit (publikuar), përveç një axhende shumë të ngjeshur takimesh pune në Dubai dhe Yas Marina (Abu Dhabi), të Emirateve të Bashkuara Arabe! I ftuar në një prej panaireve më të rëndësishme mbi mikpritjen, “Future Hospitality Summit – Dubai, 2025”, ku Shqipëria u prezantua nga pavioni më i bukur ndonjëherë me projektet e zhvillimet më të spikatura të turizmit e të akomodimit dhe ku fola në një panel forumi mbi vendin tonë, si edhe ftova shumë kompani prestigjioze të njohin realitetin tonë dhe të konsiderojnë investimin në ekonominë shqiptare. (Gjithashtu fotot ilustruese në album)

Të jesh kritik ndaj qeverisë e kuptoj, por të shpifësh kaq ulët, duke 15 fishuar një pagesë dhome, është e pajustifikueshme, e gabuar dhe nuk i shërben aspak as interesit publik, as medias e as Shqipërisë! 👎❌🤥

Latest articles

Related articles