Zbardhet ngjarja në Shkodër. Policia ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin e ndodhur në panelin elektrik. Pas hetimeve intensive është zbuluar se Hysni Ymeri ka humbur jetën pas shpërthimit me lëndë eksplozive. Vrasja ndodhi më datë 29.12. 2025 në lagjen Manush Alimani.
Në pranga kanë rënë Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi. Sipas policisë, këta shtetas kundrejt pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29.12.2025, duke përdorur lëndë eksplozive (e dyshuar me telekomandim në distancë), kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte shtetasi Hysni Ymeri.


