Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj i cili po proteston prej disa ditësh para kryeministrisë duke u përplasur me policinë e shtetit, pak minuta më parë përmes një postimi në faqen e tij facebook ka publikuar shkresën, nëpërmjet të së cilës tregon se protesta ka pasur leje, e sipas tij shteti po sillet si organizatë kriminale.
Postimi i Lapajt
Policia e Shtetit ka që dje që ka marrë peng foninë e protestës. I heq bukën e gojës atij që punon dhe mban familjen vetëm e vetëm për të mos lejuar njeri që të na mbështesë ne me qendër zëri. Protesta ka pasur leje! Kur shteti sillet si organizatë bandite, çfarë mbetet?!”, shprehet Lapaj.



