Një aksident ka ndodhur në aksin Lushnje -Rrogzhinë, në rrethrrotullimin e Grabjanit.
Në aksident është përfshirë një kamion i tonazhit të rëndë i firmës “Salillari” me një autoveturë “Toyota Yaris” në të cilën udhëtonte një familje. Si pasojë e aksidentit mjeti “Toyota” është dëmtuar, ndërsa kanë shpëtuar mrekullisht personat që ndodheshin në të.
Nga hetimet e para lidhur me shkakun e aksidentit dyshohet se drejtuesi i kamionit ka hyrë me shpejtësi në rrethrrotullim.
Edhe pse drejtuesi i kamionit ka frenuar nuk ka arritur të shmangë përplasjen. Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit për procedurat e mëtejshme.


