Ish-drejtuesi i Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike, Andi Mustafaj, është shprehur se nëse do të punonin të gjithë në PD sa 1/10 e asaj që punon Sali Berisha, kjo parti nuk do të ishte në këtë gjendje.
Komentet Mustafaj i bëri në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se e kishte ndjekur nga afër Berishën në fushatë dhe e kishte parë punën e tij.
Por nga ana tjetër tha se edhe puna e tij në rrjetet sociale kishte qenë e suksesshme.


