Faleminderit Altin Dumani!

spot_img
Advertisements

Lidershipi i Altin Dumanit në SPAK:

Hetuar 73 zyrtarë të lartë. Gjysma e tyre të dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë.

300 milion euro astete te sekuestruar; vetëm në vitin 2024 gjysma e aseteve të sekuestruara janë konfiskuar.

Mbi 20 grupe kriminale te goditura!

Për herë të parë nënshkruhen 5 marrëveshje bashkëpunimi me shtete të Amerikës Latine.

Altin Dumani i vetmi zyrtar i pritur nga Administrata Trump.

Ka marre dy tituj nderues nga ShBA e Britania, nderim të cilat nuk i ka marrë asnjë prokuror.

Ka pasur 5 takime te nivelit te larte me BE!

Altin Dumani nuk ka bërë asgjë të jashtëzakonshme, thjesht ka zbatuar ligjin. Mirëpo në gradët e fundit ku ka arritur Shqipëria kjo duhet e jashtëzakonshme sepse jemi mësuar që prokuroria të mos funksionojë.

Sot u zgjodh kreu i ri i SPAK. Kemi nevojë vetëm për guxim për ta zbatuar ligjin; për asgjë tjetër më shumë se kaq.

Jemi 113 vjet shtet dhe nuk mund tia lejojmë vetes të dergjemi dhe zvarritemi si shtet i dështuar e pa legjitimitet.

Kemi nevojë për normalitet ligjor, politik dhe ekonomik.

JO epokës së gangsterëve dhe halldupve me pushtet të cilët na kanë shkatërruar shtetësinë.

Latest articles

Related articles