Në krye të shërbimit të inteligjencës së Abu Dhabit për dy vitet e fundit, Ali al-Shamsi e gjen veten të espozuar si një lojtar kalibri të nivele të larta. Ai ka qenë përgjegjës për menaxhimin e informacioneve që sillte një aset i Emirative në SHBA, R. Al Malik, pranë administratës Trump, posaçërisht planeve të sigurisë së SHBA për Lindjen e Mesme.
Një vend i vogël me më pak se 10 milionë banorë, Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë një shërbim të fuqishëm inteligjence, por kanë përdorur biznesmenë dhe qytetarë të pasur me marrëdhënie personale me familjet e tyre mbretërore si asete për të kryer misione sekrete të mbledhjes së inteligjencës për qeverinë, sipas ish-zyrtarëve të inteligjencës amerikane.
Rashid al-Malik, një ish-bashkëpunëtor biznesi i Tom Barrack (kryetar i komitetit të fushatës së Trump), mes më shumë se 100 diplomatëve të huaj dhe anëtarëve të lartë të administratës së ardhshme u ftua në një darkë ku merrte pjesë edhe presidenti Trump. Ai duket se ka kontribuar në fushatën e Trump për President për të pasur më shumë akses në rrethin ngushtë të administratës.
Al-Malik raportoi te inteligjenca e Emirateve të Bashkuara Arabe rreth aspekteve të politikës së administratës Trump në Lindjen e Mesme. Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës i Emirateve të Bashkuara Arabe i dha al-Malikut një emër të koduar dhe e pagoi atë dhjetëra mijëra dollarë në muaj për të mbledhur informacione, një rol për të cilin biznesi i tij i investimeve do të kishte siguruar një mbulim të përshtatshëm.
Një ish-ekzekutiv i hapësirës ajrore të Dubait dhe kryetar i firmës së investimeve Hayah Holdings, al-Malik u ngarkua me detyrën për t’u raportuar shefave të tij të inteligjencës emirateane mbi tema me rëndësi për Emiratet e Bashkuara Arabe, të tilla si qëndrimet brenda administratës Trump ndaj Vëllazërisë Myslimane; përpjekjet e SHBA-së për të ndërmjetësuar grindjen e vazhdueshme midis Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Katarit; dhe takimet midis zyrtarëve të lartë amerikanë dhe Princit të Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, ngritja e të cilit në pushtet është mbështetur me zë të lartë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Princi i tyre i Kurorës, Mohammed bin Zayed.


