Infarkti kardiak po prek gjithnjë e më shumë të rinj, kardiologu shpjegon arsyet

spot_img
Advertisements

Infarkti i miokardit po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë, ku kardiologu Elton Qeli paralajmëroi se po rritet shqetësueshëm numri i sëmundjeve kardiovaskulare në vend. Po pse ndodh kjo?

Në një intervistë në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, kardiologu Qeli theksoi se faktorët që kontribuojnë janë të shumtë: hipertensioni, diabeti, pirja e duhanit, mbipesha, nivelet e larta të yndyrave në gjak, por edhe stresi, i cili po ndikon veçanërisht tek moshat e reja. Faktorët gjenetikë dhe përdorimi i substancave narkotike gjithashtu rrisin rrezikun.

“Ka një rritje të frikshme të prevalencës së sëmundje kardiovaskulare në popullsinë shqiptare por në mënyrë të veçantë edhe tek moshat e reja. Shkak pse është rritur kjo prevalencë përveç hipertensionit, diabetit, duhan pirja, mbipesha, yndyrat në gjak, shohim se një nga arsyet që mund të ndikojë është edhe stresi. Kjo është një nga arsyet që shpjegon rastet në moshat e reja. Një arsye tjetër janë edhe faktorët gjenetik. Një rol të rëndësishëm në kohët kur jetojmë është edhe përdorimi i substancave narkotike te moshat e reja”, tha mjeku.

Kardiologu nënvizoi se mënyra jo e shëndetshme e jetesës, sidomos konsumimi i fast food-eve, po shkakton shfaqjen e diabetit, hipertensionit dhe problemeve me yndyrat në gjak që mund të çojnë deri te infarkti kardiak në moshë të re.

“Mënyra jo e shëndetshme të jetesës ka të bëjë edhe mënyra e ushqyerjes ku moshat e reja konsumojnë shpesh fast food-e dhe krijojnë probleme të shfaqjes më herët të diabetit, hipertensionit, yndyrave në gjak të larta deri në infarkt kardiak në moshë të re”, u shpreh ai.

Simptomat më të zakonshme të infarktit janë dhimbja e gjoksit dhe vështirësia në frymëmarrje, por në disa raste ai mund të shfaqet papritur pa paralajmërim.  

Një nga simptomat e infarktit është dhimbja e gjoksit, mbajtja e frymës, por ka edhe raste që ajo shfaqet papritur pa pasur asnjëherë shqetësim apo simptoma kardiake. Kush ka simptomat e para duhet të mos i neglizhojë ato dhe të drejtohet te mjeku. Popullata duhet t’i nënshtrohet kontrolleve periodike, sidomos që në moshë të re duhet ti fillojë edhe tata persona që kanë familjarë me sëmundje kardiovaskulare, diabeti apo hipertension.  Menaxhimi i stresit dhe një ushqyerje e shëndetshme janë kryesore për të shmangur problemet me shëndetin në përgjithësi dhe me zemrën”, tha mjeku.

Latest articles

Related articles