Ernest Muçi realizoi dopietë në fitoren 4-3 të Trabzonsporit ndaj Istanbul Bashakshehir. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e tij të parë në Superligën turke, në një moment kur skuadra po kalonte vështirësi.
Trabzonspori ishte në disavantazh në pjesën e parë, ndonëse Bashakshehiri luante me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Ebosele.
Muçi u aktivizua në minutën e 63-të dhe solli menjëherë rritje në fazën sulmuese. Pas barazimit me penallti, ai përmbysi rezultatin përkohësisht në 3-2 me një finalizim të shpejtë brenda zonës.
Ky ishte goli i tij i parë zyrtar që prej prillit, kundër Beshiktashit në Kupën e Turqisë. Në shtesë, vendasit barazuan, por Muçi goditi sërish në minutën e 101-të duke vulosur fitoren 4-3. Dopieta e tij u bë elementi kryesor që i dha Trabzonsporit tri pikë të rëndësishme.


