Ish zv. kryeministri Ahmetaj: Kam një mision…

spot_img
Advertisements

Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar sot se urdhëri për Eco Parkun e Durrësit është firmosur nga vetë Rama. Ahmetaj në një lidhje me emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, ka hedhur akuza ndaj SPAK se po gjejnë persona dhe po i fusin në burg pa prova. Me tej Ahmetaj foli dhe për AKSH-in, duke ngritur dyshime se ku kanë shkuar paratë e AKSH-it.

“Shkojnë edhe akuzojnë nga e para për Ecoparkun që e ka firmosur urdhrin për, për prokurim. E ka firmosur vetë Edi Rama. Këta shkojnë edhe e kanë gjetur Terrin në burg dhe akuzojnë Terrin. Terri kishte katër vjet që kishte ikur. Po është, është fundi i botës hajde të gjesh drejtësi. Hajde të numërojmë njerëzit që fusim në burg. Po ata që fusim në burg pastaj ka prova, s’ka prova, s’ka pikë rëndësie.

Kjo është pra. Pastaj të tjerat e të tjera e të tjera e të tjera e ka. Ku është, ku janë paratë e AKSH-it? Ça i harruan? I bëjnë për budallenj shqiptarët këta. Apo po merren me ekstradimin tim. Qejfin për të më parë në burg që mos të dal më. Po duroni mo. Duroni mo se ka një mision çdo njeri,” tha Ahmetaj

Latest articles

Related articles