Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë kriminale, e cila merej me trafikun e drogës. Ata drejtonin gjithçka, përmes një sistemi mbikëqyrjeje të vazhdueshme dhe të përhapur të territorit. Hetimet zbuluan se kush e luajnte rolin kryesor në këtë organizatë. Ai ishte Rosario Marando, i lindur në Locri në vitin 1968, por me banim në Romë.
Sipas hetuesve ai drejtonte grupin e trafikut të drogës, ndonëse ishte në arrest shtëpiak. Ai dyshohet se përdorte metoda mafioze për të arritur rezultate të larta dhe një monopol mbi shitjet e drogës. Si rezultat i kësaj policia italiane ka mbyllur hetimet për 31 persona. Mediat italiane shkruajnë se mes personave të përfshirë në këtë grup, janë edhe disa shqiptarë.
DDA ka mbyllur hetimet për 31 persona: Marco Altomare, Fatjon Berisha, Drini Beshtika, Marco Bettini, Antonio Callipari, Alessio Cervellini, Mariglen Cybi, Alessio Di Pietro, Giuseppe Fiorillo, Jurgen Havalja, Marco Lenti, Francesco Marando, Rosario Marando, Luigi Marando, Antonio Marando , Erald Marku, Beqir Mema, Federico Mennuni, Maurizio Miconi, Francesco Molluso, Francesco Mozzetta, Riza Muco, Domenico Natale Perre, Domenico Pangallo, Elis Roga, Arjan Sagajeva, Stefano Sbardella, Pasquale Trimboli, Angelo Turone, Maurizio Valeri dhe Gian Claudio Vannicola.


