“Po sikur t’ja bëjnë Ogertës ose Florit”- Veliaj në Gjykatë Kushtetuese: Kjo është betejë

spot_img
Advertisements

Ish kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se në rastin e tij nuk po ndiqet i njëjti standard si me raste të tjera, duke sjellë si analogji kryetarin e bashkisë së Tropojës.

Në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj tha se beteja që ai po bën është për të gjithë pasardhësit e tij.

Ad
Mio marito mi ha consegnato i documenti per il divorzio durante la cena del nostro anniversario, poi il cameriere mi ha dato un biglietto che ha cambiato tutto.
History 10
“Po sikur nesër t’ja bëjnë Ogertës, Florit, apo Arlindit, një masë sigurie. Pra kaosi që kemi tani nuk është asgjë me kaosin nëse kjo do kthehet një standard me kryetarët e bashkive. Kështu që kjo është një betejë edhe për ata që do vijnë pas meje kurdo qoftë ajo ditë”, tha Veliaj.

Veliaj: Doja tju përmendja një rast në Shqipëri, kryetari i bashkisë së Tropojës ka qenë 11 muaj në arrest shtëpie. Në një masë të përkohshëm. Tani lind pyetje, a janë të gjithë të barabartë? Pse është ndryshe një qytetar i Tiranës me një qytetar të Tropojës. Pse toleranca në Tropojë është 11 muaj, kurse në Tiranë është 2, javë, tre muaj dhe 7 muaj. Këtu kemi një disbalancë totale.

Dy gabime nuk prodhojnë më shumë drejtësi dhe për të gjithë ata që kanë argumentin për të qytetarët, patjetër. Por së pari kam unë një betim dhe kontratë me qytetarët që duhet ta mbroj. Edhe për ata që po kandidojnë. Po sikur nesër t’ja bëjnë Ogertës, Florit, apo Arlindit, një masë sigurie. Pra kaosi që kemi tani nuk është asgjë me kaosin nëse kjo do kthehet një standard me kryetarët e bashkive. Kështu që kjo është një betejë edhe për ata që do vijnë pas meje kurdo qoftë ajo ditë.

Latest articles

Related articles