“Kam pritur 9 muaj për 9 minuta”, Veliaj në Gjykatën Kushtetuese

spot_img
Advertisements

Erion Veliaj po flet në seancë publike që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese

“Kam pritur 9 muaj për 9 minuta, beteja vjen pas një sage të gjatë zhgënjyese për të dëgjuar se çfarë kam bërë se jam rrëmbyer nga zyra, me një regjim burgosjeje më të rëndë…Kam sot më shumë policë në GJK sesa avokatë. Kam përjetuar periudhë të gjatë të mbushur me shkelje të të drejtave themelore, dhe denigrimi.

Është një përçmim, neveri ndaj votës, përçmim ndaj saj është përçmim ndaj forcës që kanë qytetarët që populli i jep republikës për të drejtuar në emër të tij. Në finale edhe ky hark anon nga e drejta.

Jam këtu para jush si kryetar i bashkisë së Tiranës, me të drejtën që më kanë dhënë 116 mijë vota. Në fund të këtyre 9 muajve në kërkim të kësaj të drejte. Nuk jam këtu për të mbrojtur veten se nuk kam kryer asnjë shkelje. Por a mund ta mbrojmë së bashku demokracinë”, tha Veliaj.

Latest articles

Related articles