Vajza e huaj lindi fëmijën në shtëpi në Tiranë. E braktisi, e pësojnë edhe 4 shoqe

spot_img
Advertisements

Policia ka proceduar penalisht një 20-vjeçare indoneziane, e cila lindi foshnjën në një banesë në Tiranë dhe më e braktisi aty.

Ndërsa e kanë pësuar edhe 4 shtetase të tjera indoneziane me iniciale A. W., 29 vjeçe, B. L., 20 vjeçe, S. F., 28 vjeçe dhe P. G., 19 vjeçe, të proceduara nuk kanë kallëzuar krimin.

Ndërkaq nëna që braktisi foshnjën në banesë është identifikuar si e reja me iniciale A. P..

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset indoneziane A. P., 20 vjeçe, A. W., 29 vjeçe, B. L., 20 vjeçe, S. F., 28 vjeçe dhe P. G., 19 vjeçe, pasi dyshohet se shtetasja A. P. ka braktisur në banesë, foshnjën që ka lindur aty, ndërsa 4 shtetaset e tjera të proceduara nuk kanë kallëzuar krimin”, njoftoi policia

Latest articles

Related articles