Një punëtor shqiptar, Limos Allushaj, 67 vjeç, humbi jetën sot në Lecce, pasi u godit nga rryma elektrike gjatë punës me një mikser çimentoje.Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 në Via Vecchia Frigole, ndërsa krahu i mikserit preku linjat e tensionit të lartë.Përpjekjet e ekipeve mjekësore për ta shpëtuar ishin të pasuksesshme.Autoritetet, përfshirë Karabinierët dhe zjarrfikësit, po hetojnë rrethanat e aksidentit.


