Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu bëri sot një denoncim shumë të fortë duke deklaruar se një punonjës, audiues i ishte shprehur me shqetësim që t’i shprehte kryeministrit Edi Rama shkeljet që kishte konstatuar nga kontrolli në Ministrinë e Jashtme.
“Jam hasur me një kërkesë nga një audiues, pjesë e KLSH-së. Më ka shfaqur një shqetësim në punën audituese. Më ka kërkuar, ka qenë pjesë e auditimit në ministrinë e Jashtme në periudhën që drejtohej nga zv/ ministri Cakaj. Më ka thënë se nuk është problemi që t’i transmetohej tek zoti Cakaj por mungesa për t’ja transmetuar kryeministrit sepse duhet të jetë autoriteti drejtues në ministrinë e Jashtme.


