Zbulohen zyrtarët që shoqëruan Edi Ramën në Arabinë Saudite

spot_img
Advertisements

Kryetari në detyrë i Bashkisë Durrës Ermirjana Sako dhe kryetari i komanduar i bashkisë Vlorë, Elis Halili, ishin pjesë e delegacionit që shoqëron Kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës zyrtare në Arabinë Saudite.

Sipas informacioneve, Sako e Halili morën pjesë në pritjen e organizuar nga Princi i Kurorës dhe Kryeministri Mohammed bin Salman Al Saud, e zhvilluar në Pallatin Mbretëror të Riadit. Në qendër të takimit ishin forcimi i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, si dhe përgatitjet për vizitën e princit në Tiranë vitin e ardhshëm.

Burime pranë delegacionit shqiptar bëjnë me dije se zhvillimi i turizmit ka qenë një nga temat kryesore të diskutimit, me interes të veçantë për zonën e Vlorës, e cila po shihet si një destinacion i ri për investime të huaja në turizmin elitar dhe infrastrukturën detare.

Kjo vizitë vlerësohet si një hap diplomatik i rëndësishëm për afrimin ekonomik mes dy vendeve, me synim konkretizimin e marrëveshjeve të reja në fushën e investimeve dhe bashkëpunimit kulturor

Latest articles

Related articles