Papa Luani XIV nga Koloseu: Mjaft luftërave, bota ka etje për paqe

spot_img
Advertisements

Papa Luani XIV gjatë takimit të Sant’Egidio në Koloseun e Romës ka bërë një apel që të ndalen luftërat. Ai tha se bota ka nevojë për paqe.

“Mjaft luftërave! Bota ka etje për paqe, ka nevojë për një epokë të vërtetë dhe të fortë pajtimi, e cila i jep fund abuzimit të pushtetit, shfaqjeve të forcës dhe indiferencës ndaj drejtësisë. Mjaft luftërave, me numrin e tyre të dhimbshëm të vdekjes, shkatërrimit dhe mërgimit!” tha ai në ceremoninë te Koloseu, së bashku me udhëheqës të besimeve të tjera të krishtera.

Sipas kreut të Vatikanit, lutja është një forcë e madhe për pajtim, ndërsa bëri thirrje që feja të mos përdoret për dhunë apo urrejtje.

“Ata që nuk luten e abuzojnë fenë, madje edhe për të vrarë. Jo fjalë të bërtitura, jo sjellje të ekzaltuara, jo slogane fetare të përdorura kundër krijesave të Zotit. Ne kemi besim se lutja ndryshon historinë e popujve”, theksoi ai.
Ai kërkoi që fetë të mos bëhen instrumente të nacionalizmit apo populizmit.

“Mjerë ata që përpiqen ta tërheqin Zotin në luftëra,” theksoi Papa./ ANSA

Latest articles

Related articles