Muç Nano jep lajmin ekskluziv: Rama s’e ka qejf Kurtin, por nuk ka çfarë ti bëjë

spot_img
Advertisements

I pyetur a po shpresohet dhe punohet në Tiranë për rrëzimin e Albin Kurtit, Mustafa Nano u shpreh:

“S’e di. Nuk besoj se ka strategji të qeverisë apo Ramës për ta rrëzuar Kurtin. Rama nuk para i ka futur hundët në punët e Kosovës. Ka parapëlqimet e veta brenda politikës kosovare, por nuk ka bërë ndërhyrje brutale në lojën politike atje.

Ai s’e ka qejf Kurtin, kjo dihet, ashtu si edhe Kurti s’e ka qejf Ramën, por s’besoj se punojnë për ta rrëzuar njëri-tjetrin. Edhe sikur ta dëshironin, nuk kanë asgjë në dorë. Kurti e Rama janë të fortë në terrenet respektive. Por kuptohet, në qoftë se rrëzohet Kurti, Rama as do ta vajtojë rrëzimin e tij, as do shtrojë ndonjë gosti.”

Latest articles

Related articles