Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak çaste më parë te Komuna e Partisit në Tiranë, pranë kompleksit “Kika 2”, ku ka mbetur i plagosur një person.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se kamerieri ka qëlluar me thikë kuzhinierin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në restorantin “City Longe”.
Siç mund të dallohet edhe nga pamjet e siguruara nga Voxnews.al, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer ndaimin e autorit të dyshuar të krimit. Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca, duke kryer transportimin e kuzhinierit të plagosur drejt spitalit.
Gjendja shëndetësore e tij nuk dihet, po ashtu edhe shkaqet që çuan në konfliktin mes tyre.


