Kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Berlinit për të marrë pjesë në forum ndërkombëtar të nivelit të lartë “Berlin Global Dialogue” (BGD), ku do të jetë një nga dy folësit e sesionit përmbyllës, së bashku me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Forumi trajton këtë vit temën “Zhvendosja e Fuqisë, Formësimi i Begatisë” dhe ofron platformë për udhëheqës nga biznesi, qeveria dhe akademia për të eksploruar mundësi të përbashkëta, krijuar partneritete të reja dhe ndërtuar besim në një botë shumëpolare.


