“Farma Sotira” njihet për produktet e saj natyrale dhe mikpritjen e ngrohtë që ka ofruar ndër vite për vizitorët në zonën e Leskovikut, duke u kthyer në një shembull të suksesshëm të turizmit rural në Shqipëri, ka pësuar dëme të shumta nga rënia e zjarrit.
Megjithatë një valë solidariteti ka përfshirë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit për të ndihmuar Tonin dhe Nidën, dy njerëz të dashur që drejtojnë “Farma Sotira”, pas zjarrit shkatërrimtar që u dogji plotësisht shtëpinë dhe fermën në Leskovik.Në më pak se 12 orë nga hapja e një faqeje në platformën GoFundMe, janë mbledhur 24 mijë euro nga 26 mijë të synuara, falë kontributit të qindra qytetarëve që reaguan me ndjeshmëri dhe dashuri ndaj kësaj fatkeqësie.


