Rama “hakmerret” ndaj SPAK, u shkurton fondet!

spot_img
Advertisements

Dy muaj para mbylljes së vitit, qeveria ka vendosur të rishikojë buxhetin. Përmes një akti normativ të miratuar nga ekzekutivi, është bërë një rishpërndarje e të ardhurave dhe shpenzimeve, si dhe rregullime të kufijve të huamarrjes.

Buxheti i përgjithshëm për vitin 2025 mbetet i njëjtë në total, por me rialokime të detajuara: të ardhurat totale: 770,140 milionë lekë; shpenzimet totale: 831,784 milionë lekë; deficiti mbetet i pandryshuar në 61,644 milionë lekë.

Por ndryshime ka edhe në fondet që kanë shkuar për institucionet, ku përveç disa ministrive, janë prekur edhe organet e drejtësisë. Prokurorisë së Posaçme i janë hequr 4.8 milionë euro, nga 23.49 milionë euro që ishte, ka shkuar në 18.8 milionë euro. Po ashtu, ka një reduktim të fondeve për KLGJ, me afro 4 milionë euro. Ndërkohë, për KLP ka një rritje të buxhetit me afro 200 mijë euro, ndërsa Prokurorisë së Përgjithshme i hiqen 1 milion euro.

Ky reduktim fondesh vjen në një kohë kur vetë drejtësia kërkon më shumë para, qoftë për sigurinë e njerëzve të saj, por edhe për problemet me të cilat përballet.

Po ashtu, ka pasur edhe përplasje të forta kohët e fundit mes kryeministrit dhe disa prej organeve të sipërpërmendura. Me KLGJ pati disa replika, pasi Këshilli dënoi gjuhën e tij kundër gjyqtarëve. Rama ka sulmuar 4-5 gjyqtarë dhe kjo solli reagimin e KLGJ, edhe pse ishte reagim “sa për të larë gojën”, solli mosmarrëveshje me kryeministrin. Ky i fundit tani u ka prerë fondet.

Për SPAK dihet. Ky organ është kthyer në makth për të gjithë politikën, e sidomos për qeverinë, dhe gjithmonë të gjithë gjejnë rastin për ta sulmuar. SPAK gjithmonë ka kërkuar më shumë fonde, por qeveria ka vendosur t’i heqë ca para, të cilat do t’i përdorë për kapital politik, pasi do të shkojnë për shpërblimin e pensionistëve në fund të vitit.

Latest articles

Related articles