Yuri Kim fillon punë në SHBA, mërziten militantët në Shqipëri

spot_img
Advertisements

Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e saj profesionale.

Pas shkarkimit nga Departamenti amerikan i Shtetit, Kim ka bërë të ditur në rrjetet sociale se i është bashkuar kompanisë gjigante të energjisë “ExxonMobil”, ku do të mbajë pozicionin e drejtoreshës ekzekutive.

“ExxonMobil”, me seli në Spring, Teksas, është një nga korporatat më të mëdha shumëkombëshe të naftës dhe gazit në botë. Ndërkohë “ExxonMobil” operon edhe në Shqipëri, ku ka zhvilluar projekte në fushën e energjisë dhe hidrokarbureve.

Latest articles

Related articles