Ish-kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tropojës, Zyra Islamaj është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Gjithashtu i akuzuar nga SPAK është edhe ndërtuesit Rrok Gega.
Çështja hetimore në ngarkim të tyre është hapur pas ndërtimit të një ure në fshatin Luzhë. Islamaj ka ndërtuar urë në këtë fshat me fondet e bashkisë për interesa personale, konkretisht për familjarët e saj që banojnë në këtë fshat.
Ky tender i hapur nga Bashkia e Tropojë u fitua nga ndërtuesi Rrok Gega. Zyra Islamaj u komandua në krye të Bashkisë së Tropojës në shtator të vitit 2024 pas arrestimit të kryebashkiakut Rexhë Byberi.