Të dielën e kaluar, trupi i një burri, i cili dyshohet se është me origjinë shqiptare, u gjet i varur në një tabelë sinjalizimi në Bruksel. Ky rast rikujton metodat gjakatare të bandave të trafikut të drogës për të përhapur frikë në Bruksel.
Një ngjarje që nuk është parë më parë në Bruksel. Të dielën e kaluar, një kufomë u gjet e varur në një tabelë sinjalizimi në Bruksel. Policia shkoi në vendngjarje, e shoqëruar nga prokuroria e Prokurorit Mbretëror të Brukselit. “Trupi i një burri 29-vjeçar u gjet në Ring të Brukselit, pranë Anderlehtit,” konfirmon prokuroria.
Sipas informacionit tonë, viktima është me origjinë shqiptare. Prokuroria e konsideron vdekjen si të dyshimtë dhe ka hapur një hetim. Laboratori i Policisë Federale Gjyqësore, një mjek ligjor si dhe një gjykatës hetues janë angazhuar. “Burri ishte i varur në pjesën e pasme të një tabele sinjalizimi me një kabllo,” thekson prokuroria, duke shtuar se “është ende tepër herët për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes”. Pista e vetëvrasjes nuk përjashtohet në këtë fazë.