“Sapo zbriti nga avioni, e mbajtën gjithë natën në polici” – Monika Kryemadhi tregon çfarë bëri SPAK

spot_img
Advertisements

Ish-deputetja Monika Kryemadhi shprehet se SPAK ka shantazhuar dëshmitarët në procesin kundër saj dhe Ilir Metës.

Kryemadhi tregoi se një prej dëshmitarëve, të cilit i kanë blerë shtëpinë në ish-Bllok, është intimiduar nga prokurorët e SPAK.

Një rast tjetër që Kryemadhi përmendi është ai i personit që ka shitur apartamentin e nënës së saj, i cili sapo kishte ardhur nga Kanadaja dhe është mbajtur për orë të tëra në SPAK, ku u intimidua dhe u mbajt gjatë natës në polici për tu thirrur më pas sërish në prokurori.

“Kemi problem në dosjen Meta dhe në dosjen time. Ka dëshmitarë që janë shantazhuar. Personi është intimiduar, i është thënë se ke marrë para kesh nga Fatime Kryemadhi. Më pas është arrestuar për 3 muaj pa asnjë shkak, për t’i bërë presion.

Edhe personi tjetër që ka bërë shitjen e apartamentit të mamasë time. Sapo ka zbritur nga avioni, erdhi nga Kanadaja është mbajtur ne SPAK është mbajtur për orë të tëra dhe është intimiduar.

I kanë mbajtur gjithë natën në polici, pastaj i kanë dërguar në prokurori. Më pas u kanë thënë ikni e shplodhuni se do ju thërrasim prapë. Sepse vetë metodologjia që ka përdorur SPAK në këtë çështje nuk ka qenë për të zbardhur për të vërtetën, por për të marrë qoftë edhe një deponim me një klauzolë ose një fjali, që ka të bëjë,” tha Kryemadhi.

Ajo deklaroi se gjyqi ndaj Ilir Metës dhe saj do të jetë i hapur për publikun.

Kryemadhi theksoi gjithashtu se nga prokurorët ka pasur tjetërsime të deklaratave dhe prokuroria, sipas saj, ka gënjyer gjykatat.

Po ashtu, Kryemadhi përmendi dëshminë e Kastriot Ismailit, i cili sipas saj, ka pohuar se dëshmia e bashkëshortes së saj nuk është e vërtetë dhe se ka ardhur nga një moment emocional.

“Nga prokurorët ka pasur tjetërsime të deklaratave. Prokuroria ka gënjyer gjykatat. Gjyqi i Ilir Metës, Monika Kryemadhit do të jetë i hapur për publikun.

Kam dhe dëshminë e Kastriot Ismailit i cili thotë se, dëshmia e bashkëshortes time nuk janë të vërteta se kanë ardhur nga një moment emocional. Dëshmia e bashkëshortes së Kastriot Ismailit është regjistruar nga një gazetar, nuk është dëshmi e dhënë para SPAK-ut,” tha Kryemadhi

Latest articles

Related articles