Braçe ka risjellë në vëmendje reklamimin e cigareve elektronike “Iqos”.
Në një video të publikuar në rrjetet e tij sociale, Braçe tregon se reklamat për këto produkte janë të ndaluara dhe ligji po shkelet brutalisht.
Braçe u bën thirrje institucioneve që të ndërhyjnë pasi sipas tij po tregtohen masivisht po u reklamohen edhe të miturve.
“Cigarja elektronike tek femijet, nje krim i IQOS!
Gjithcka qe po ben si reklame ne fillim, shitje, shitje me oferte, dhurate, eshte krim!
Ligji eshte shume i qarte dhe ligji po shkelet brutalisht-si krim!
Ligji ndalon reklamen, por reklama eshte ne sy te te gjitheve-miliona shikime ne dite;
Shiheni, ja ku e keni!!
Kam nje muaj qe dokumentoj me foto kete krim;
Po ndonje nga institucionet do bej te njejten gje?
Apo pas te gjithe, pune koti?!
Une nuk kam pune tjeter, do merrem cdo dite me kete krim; femijet jane mbi cdo pune tjeter