lidhur me një udhëtim të pretenduar në Aruba. Ajo mohoi kategorikisht se ajo ose kolegët e saj kanë qenë ndonjëherë në këtë destinacion për arsye pune apo takimesh, duke e konsideruar të pabazuar këtë akuzë.
Në kundërpërgjigje, Balliu iu drejtua Ballukut duke i thënë se është bërë “bukurosh” falë parave të shqiptarëve dhe e kritikoi për kostot e larta të projekteve rrugore që ajo ka menaxhuar, duke e krahasuar me praktikat në Europë.
“E para faleminderit për bukuroshin, por unë kështu kam lindur, kurse ty bukuroshe të bënë paratë e shqiptarëve. Ka një diferencë të madhe. Ti bën mirë këtu të flisje për Tigrin 1 dhe Tigrin 3. Do bëjë mirë të flisje se je e vetmja që nga e gjithë europa, në popullin më të varfër të europës ke sjellë kilometrin më të shtrenjtë të botës.
Plot 25 milionë euro kilometri. E ke bërë vetëm ti, në Austri kolegët e tu e bëjnë me 14 milionë euro kilometrin. Ti zonjë vjen këtu me popullin më të varfër me 40 mijë lekë ndihmë ekonomike dhe bën 25 milionë euro kilometrin dhe rrugët të shkatërrohen me një shi. Duhet të flasësh për këto. Për bukuroshët, gjej kohën tënde, jo këtu në Parlament”, tha Balliu.
Belinda Balluku i ktheu sërish përgjigje me nota ironike, duke theksuar se bukuria është dhuratë e familjes së saj dhe jo rezultat i shpenzimeve, duke e quajtur Balliun tepër i vetëkënaqur me vetveten.
Ky përplasje mes dy politikaneve reflekton tensionet e brendshme në Kuvend dhe diskutimet e ashpra mbi përgjegjësitë dhe akuzat në politikën shqiptare