Paligjshmëri, interesa ekonomike dhe degradim moral në Bashkinë e Vlorës!

spot_img
Advertisements

nga Gjergji Nika

Në Bashkinë e Vlorës po ndodh një skandal i pashembullt: në detyrën e kryetarit të komanduar ditën e Henë do të vendoset një nënkryetar i emëruar vetëm 5 ditë më parë. Ky veprim nuk është vetëm i paligjshëm, por një skenar i qartë politik dhe ekonomik për të firmosur dhe kontrolluar tenderat, pronat publike dhe buxhetin e qytetit.

Ligji është i qartë: brenda 45 ditësh duhet të zhvillohen zgjedhje që qytetarët të zgjedhin kryetarin e tyre. Çdo manovër tjetër është shkelje e hapur e ligjit dhe e demokracisë vendore.

Por ajo që e bën edhe më të rëndë këtë situatë është fakti se këshilltarët e majtë do të vazhdojnë të votojnë dhe të gabojnë me vendimet e tyre, ashtu siç kanë gabuar për 2 vite me radhë. Çdo dorë e ngritur për të mbështetur këtë shkelje është bashkëfajësi e plotë në degradimin e ligjshmërisë, transparencës dhe moralit politik të tyre.

Dega lokale e Partisë Socialiste dhe këshilltarët e saj nuk po përfaqësojnë qytetarët, por interesa të ngushta politike e ekonomike.

Vlora ka nevojë për zgjedhje të lira dhe një kryetar të djathtë, të zgjedhur nga qytetarët, që të sjellë transparencë, moral dhe zhvillim për qytetin.

Latest articles

Related articles