Abdi Baleta, një veprimtar i shquar i çështjes Kombëtare

spot_img
Advertisements

Dje u nda nga jeta ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta, njëkohësisht dhe një nga ish-themeluesit e PD-së. Piktori Safedin Stafa në kujtim dhe nderim të figurës së tij ka ndarë për publikun një portret kushtuar Abdi Baletës.

Abdi Baleta ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare dhe ndërsa familjarët e tij dhanë lajmin e trishtë, piktori Safedin Stefa krahas portretit përcolli edhe një mesazh dedikuar ish-politikanit, diplomatit dhe studiuesit të shquar.

“Ngushëllime familjes e të afërmve për largimin para kohe e njëriut të mirë, korrekt, i dashur e luftëtar i ditëve të para të demokracisë, diplomatit më të spikatur shqiptar që luftoi për mbrojtjen e interesave të vendit tonë, nderi i matjanëve dhe i gjithë kombit tonë. Zotin Abdi Baleta e kam njohur në parlament gjatë kohës që aprovohej Emblema e forcave të armatosura dhe policisë në vitet 90, kontribuoi me vendosmëri për aprovimin në një kohë të shkurtër. Zoti Baleta kontribuoi jo vetëm në diplomaci e si deputet por ka lënë pas një pasuri të vyer me mbi 23 vepra të botuara. Pata fatin t’i bëj dhe një portret. I përjetshëm kujtimi I tij. U prehtë në paqe” – shkruan në mesazhin krahas portretit dedikuar ish-politikanit dhe diplomatit, Abdi Baleta.

Abdi Baleta i lindur në fshatin Gur i Bardh të Matit në vitin 1941, ka studiuar për marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964.

Deri në vitin në vitin 1983 Baleta shërbeu në diplomacinë e shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në OKB, në New York, SHBA. Ai kreu detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit në Pogradec nga viti 1983 deri në vitin 1987 dhe të pedagogut të së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë nga 1987 në vitin 1995.

Në vitet 1991-1996 u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Në 1994 Abdi Baleta u largua nga Partia Demokratike dhe krijoi një forcë tjetër politike e cila u pagëzua “Rimëkëmbja Kombëtare”.
Vitet e fundit Abdi Baleta u përkushtua publicistikës dhe studimeve. Është autor i një sërë publikimesh, kryesisht me tematikë historike

Latest articles

Related articles