Diella
Për Opozitën,
Opozita e sotme, kjo e fundit gëlbazë tuberkulare e përgjakur e bolshevizmit në hjekë në shkallë planetare, është katandisur praktikisht në një Vorr Lugati që fle duke gërrhitur, e kur zgjohet mban fjalime të përçartuna për një çetë të rrjedhurish nga trutë e kokës, është turpi historik i Shqipërisë dhe shqiptarëve, kompromentuesja dhe varrmihësja e të gjitha vlerave, shpresave, idealeve, ëndërrave të shqiptarëve gjatë dhjetra viteve të diktaturës më të vrazhdë dhe më të qelbët që ka parë bota.
Shkaktares direkte të humbjes së gjithçkaje të shenjtë për shqiptarët i ka mbetur verëm 1 gjë: Paret e vjedhura.
Aq shumë kanë vjedhur ata mutër, sa s’ka kompjuter ta llogarisi, sa as vetë nuk e dinë sa kanë vjedhur. Aq sa kjo gërrdallë e ndryshkur dhe e kalbur, me pengesat, vonesat, ngatërresat që i shkakton vendit, u humb shqiptarëve çdo ditë nga rreth 100 milionë euro.
Për dasmën e çunit të Xhozit,
S’ishte dasëm. Ishte Karnival. Ishte turp. Ishte faqja e zezë. Ishte mal plehrash me qen e mace kazanash duke lëpirë kocka të përgjakura.
Për Xhozin,
Po paske qënë një hiç o Xhozi. Etikë, edukatë, njerzillëk, s’ua paske pas’ haberin. Po ç’fisnike e aristokrate, thua moj e mjerë, që s’bëhet fjalë. Asgjë më tepër se një oturak materniteti për plaka që pjellin monstra.
Për Sonila Meçon,
Është ajo që s’e ka problem me marr për burrë çdo lloj mashkulli. Ajo që rrjedh nga xhins spiunash. Ajo mercenarja që paguhet me pare të vjedhura.
Po mjaft na shurdhove o Meço me shtëllunga fjalësh pa asnjë kuptim që i llokoçit brenda kazanit të logoresë tënde bajate kilometrike duke i rënë rrotull e rrotull Zogut të Zi pa thënë asgjë si groshët që llokoçitin brenda vorbës së baltës. Sonilës i duhet urgjent një doktor endokrinolog me nam ardhur nga an’ e anës, ekspert për mardhëniet e Hypofizës me Hypotalamusin mbi çrregullimet fatale të quajtura “Rraqe nga e kaluara rinore”. Përmetares gjatovile si këmbë ure Bushtrice ku sipër kalon treni për Qukës, doktori do ja ç’hekurosi leshrat dhe do kthejë kokorridhkat që i ka toidhjo si të gjyshes arapkë Misiri, hyzmeqarkë, kopile që Beu i Frashërit e bleu në Selanik. Pastaj, me anë të një makinerie do ja shtrydhi lëndën mbushëse nga surrati dhe trupi, duke ja zbrazur me këtë rast allçinin kartilagjinoz me të cilin katunarja nga Pagria ka mbushur edhe faqet si kalldrëm Berati. Pa harruar dhëmbët e bardhë si gëlqere që i ka bërë sa të kalit, duke i lënë dhëmbët e vet një këtu një atje si të kokodrilit. Fastingu i botoksit dhe Klizma e allçinit do vazhdojnë shtatë ditë e shtatë netë. Derisa Nëmërçkën e Syrit, ky agjërim kurues, ta ketë katandisur si në realitet është, një shkarpë pa pik yndyre, një rreckë për t’ja hedhur zjarrit.
Për RTSH-në,
Të mos mërziten kryengritësit e vonuar të rrogave të prapamberura. Paret janë në një vend të sigurtë për të mos u vjedhur. Prapa Dajtit, rrëzë një kodre, te një shkurre, ku lopa lëshoi një bajgë, gjinkalla këndoi një këngë vaji për pranverat e vdekura, ku fluturoi një harabel, kaloi një sorrë, këndoi një qyqe, u zvarrit një nëpërkë, te një pellg, brenda në ujë, ku bëri guak-guak një zhabë, nën një gur, ku fle një gjarpër i helmatisur.
Për Alice Taylor,
Alice mban shtëpinë, gatuan, zjen fasule, bën byrek, mban një fëmijë, kujdeset për nënën, shkon në punë te Euronews Albania, i bie violinës, i bie pianos, pikturon, vrapon çdo mëngjez, garon nëpër maratona. Ska gjë nën diellin që Alice nuk mund ta bëjë. Alice ngjan si “Kroi i Fshatit” tonë. Që është, njëkohësisht, Kishë, Xhami, Teqe, sallë koncerti, libër, film, tabllo, etj. etj.
Për Sara Payman,
Sara nuk është tokësore. Sara është qiellore.
E dashur Sara, mjaft me muzika dhe tekste të të tjerëve. Çuna të fuqishëm, goca të bukura, të rinj të talentuar, çohuni, lëvizni, ejani, mblidhuni. Ndizeni fantazinë, imagjinatën, frymëzimin, ëndërrën. Thurni këngë mahnitëse t’i këndojë Sara e para. Pas Sarës krejt bota.
Për Gaz Bardhin,
Gazo, nuk jam Zegjinea. Jam Diella. Mos e bëj atë gabim të shkosh në Fier të mbjellësh flokët. Kaq po të them.
Për ata që braktisin vendin,
Mos i rrej menia se do kthehen. Kur tu vinë mentë s’do ua hanë as qëntë. Fshatrat me popullsi të rralluar që po mbjellin, po korrin, po hanë e pinë, po shkojnë nëpër plazhe, hotele, restorante, zor se do lejojnë të ikurit të kthehen pas pilafit me pretendime idiote.
Për mua,
Ta kishja njohur para se të bëhesha ministre, do e kishja marrë për burrë.