Robert Redford, një ikonë e kinemasë amerikane për gjashtë dekadat e fundit, vdiq sot në mëngjes në Utah në moshën 89-vjeçare, sipas ”New York Times”.
Me pamjen e tij, Robert Redford mishëronte anën e shndritshme të Amerikës: ambientalist, i përkushtuar dhe i pavarur.
Aktori luajti në filmat klasikë si “Butch Cassidy and the Sundance Kid” (1969), “The Sting” (1973) dhe “All the President’s Men” (1976).
Charles Robert Redford Jr. ka marrë një çmim Oscar, një çmim BAFTA dhe dy çmime ”Golden Globe” si dhe çmimin ”Cecil B. DeMille” në vitin 1994, çmimin për arritje jetësore të Screen Actors Guild në vitin 1996, çmimin ”Kennedy Center Honors” në vitin 2005, Medaljen Presidenciale të Lirisë në vitin 2016 dhe çmimin e nderit ”César” në vitin 2019.
Ai u emërua nga ”Time” si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë në vitin 2014.
Karriera e Redford filloi në vitin 1960, me paraqitjet në ”Alfred Hitchcock Presents”, në vitin 1961, dhe ”The Twilight Zone” në vitin 1962.
Suksesi i tij më i madh në Broadway ishte roli i burrit të sapomartuar të ngjeshur në filmin e Neil Simon ”Barefoot in the Park” (1963).
Ai luajti edhe në filma si ”The Way We Were” (1973), ”Three Days of the Condor” (1975), ”All the President’s Men” (1976) dhe ”The Electric Horseman” (1979).
Redford debutoi si regjisor me filmin ”Ordinary People” (1980), i cili fitoi katër çmime Oscar, përfshirë filmin më të mirë dhe regjisorin më të mirë.
Ai ka qenë producent ekzekutiv në serialin televiziv ”Dark Winds” që nga viti 2022