Me origjinë turke, Sinan Selen emërohet shef i inteligjencës së brendshme të Gjermanisë

spot_img
Advertisements

Pas një periudhe 10-mujore pa udhëheqës, Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) e Gjermanisë, që në të vërtetë është agjenci për inteligjencë të brendshme, do të drejtohet nga Sinan Selen, i cili deri më tani e ka ushtruar detyrën e zëvendësdrejtorit të kësaj agjencie.

Njoftimi për emërimin e tij pritet të bëhet të hënën përmes një letre nga ministri i Punëve të Brendshme për stafin e BfV-së, në të cilën do të konfirmohet emërimi i Selenit në krye të agjencisë, shkruan “The Munich Eye”.

BfV-ja, e cila punëson përafërsisht 4.200 njerëz, ka qenë duke operuar pa udhëheqës të përhershëm që nga koha kur Thomas Haldenwang dha dorëheqje në fund të vitit të kaluar për të garuar për deputet, por dështoi në arritjen e këtij qëllimi. Rrjedhimisht, pasoi një pritje e gjatë për emërimin e ri.

I lindur në Stamboll në vitin 1972, Seleni u vendos në Gjermani me familjen e tij në moshën 4-vjeçare. Në përgatitjen e tij akademike përfshihet diploma në fushën e drejtësisë nga Universiteti i Koelnit, i fokusuar në politika të brendshme dhe të drejtësisë. Ai ka ndërtuar karrierë të fuqishme si avokat administrativ, duke mbajtur poste në Ministrinë e Brendshme dhe në Zyrën Policore Federale të Krimeve. Seleni e ka mbajtur pozitën e zëvendësdrejtorit të BfV-së nga janari i vitit 2019.

Duke e pasur parasysh klimën e tanishme gjeopolitike, roli i BfV-së është më jetik se kurrë më parë, sidomos sa u përket rreziqeve që paraqiten nga vendet si Rusia, Kina e Irani. Komentet e bëra rishtazi nga kancelari Friedrich Merz, e vunë në pah nevojën urgjente për ndryshime në politikat e jashtme dhe të sigurisë të Gjermanisë, duke e përmendur si shqetësim agresivitetin në rritje të rivalëve dhe armiqve.

Persona brenda Qeverisë gjermane janë shprehur të kënaqur me emërimin e Selenit në postin e rëndësishëm, duke e cilësuar atë si njërin nga profesionistët më të kualifikuar në fushën e sigurisë në Gjermani.

Latest articles

Related articles