Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, do të rikthehet sërish në qeli pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Miliana Muça dhe Iliriana Olldashi, vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, të caktuar ndaj Dakos nga shkalla e parë.
- –
Vendimi u shpall më 16 shtator 2025 dhe i jep fund ankimit të paraqitur nga Vangjush Dako dhe bashkëpandehurit e tij F.F. dhe A.B., të cilët kundërshtuan vendimin nr. 70 të dhënë më 25 nëntor 2024 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Dakos i kanë mbetur edhe pak ditë dënim për tu shlyer në qeli.