“Pushimet i bëra me lekët e mia”, Sara Mila: Te akademia mësuam nga “brumi” i vjetër

spot_img
Advertisements

Gazetarja e Dita Jonë, Kamila ishte e pranishme në seancën e parë të Kuvendit që u mbajt javën që lamë pas për të pyetur deputetët për pushimet verore apo dhe për pozicionet e reja që morën në qeverisja.

Në kamerën tonë përfundoi dhe deputetja e re Sara Mila e cila foli për pushimet verore dhe përgatitjet në akademinë politike të PS.

Mila tregoi se pushimet i bëri minimaliste, pasi ende nuk e ka marrë rrogën si deputete.

“Ky është ekipi më i mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria për qeverisjen dhe jam gati të ndihmojë në aspektin legjislativ të gjitha iniciativat. Kemi mësuar te akademia politike gjithçka që na duhet për të qenë gati pasi ne nuk kemi pasur një eksperiencë paraprake kështu që na u desh pak nga brumi i vjetër i PS që të tregojë rrugën. Bëra pak pushime në Shqipëri. Këto llogaritë e shtëpisë. Unë sa e kam nisur mandatin nuk e kam marrë rrogën e parë”, tha Mila për Dita Jonë

Latest articles

Related articles