Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme në orën 13:00 Kryesinë e partisë, e cila do të jetë edhe hera e parë që kjo strukturë takohet pas zgjedhjeve të 11 majit.
Sipas njoftimit të dhënë nga demokratët, në mbledhjen e Kryesisë, PD do të diskutojë mbi vendimarrjen e saj në lidhje me qëndrimet e opozitës ndaj farsës zgjedhore dhe zhvillimet politike në vend.
Ftesës në grup i ka shkuar edhe anëtarit të kryesisë së PD Genc Deromemaj, aktualisht drejtor i Kadastrës Vlorë.