Nga Edison Ypi
Ngordhi korrupsionisti Artur Zheji.
Ngordhi dhe soc-regjizori, korifeu i pocaqive kinematografike.
Dje ngordhi dhe i madhi i Modës, Giorgio Armani.
Çfarë lidhje kanë me Armanin hajduti Zheji dhe zero-regjizori që i duket vetja si Steven Spielbergu ?
Lidhjen e të treve do e bënte më së miri gjeniu i konspiracionit Kaç Myftari. Por Kaçi ngordhi. Mirë bëri Kaçi që ngordhi pikërisht si dëshiroi dhe ëndërroi për së gjalli. Në mënyrën më makabre dhe më konspirative të imagjinueshme. Për të vajtur të çlodhet në një qoshe të Ferrit ku s’e zë era, breshëri, shiu, as rreziku ta hedhin si thes me mish nga ballkoni.
Në këto rrethana, do-s’do, barra e gjetjes së lidhjes mes tre të ngordhurve, i mbeti të nënëshkruarit, të cilit, për thagma si këto, i vjen doresh, ka një talent prej Hitchcocku.
Hajduti Zheji ishte produkt i Fidanishtes së Sigurimit. Asaj ku Drejtor fuqiplotë qè babai i tij, Petro Zheji. Ai që ngordhi para pak vitesh. Ai që u mësoi Abetaren e spiunllëkut hafijeve të ardhëshme, të ashtuquajturve “të rinj me perspektivë”. Ka fakte mbi molepsjen me filozofira sterile dhe retorika donkishoteske të spiunave të zellshëm që Petro Zheji u bëri disave që Artur Zheji, në gjurmët e babait, i ftoi më vonë në banaqe televizive. Vetë Hirësia e tij Joan Pelushi është mbjellë, vaditur, prashitur, rritur, te famëzeza fidanishte me seli parafabrikatin një dhomë e guzhinë në Allias, ku i jati i Arturit mblidhte ajkën e spiunave të atëhershëm, të tashëm dhe të ardhshëm, kryesisht nga Lushnja, Lezha dhe të tjera nahie ku spiunllëku korrte dhe shinte si në mall të babës.
Vijmë te korifeu kallp i kinemasë. Ai me kapele, syze, shall, sytë përdhe si Hamlet dyshues pa kafkë në duar, ai që një ditë e pinte kafen si Federico Fellini, tjetrën ditë si Sergio Leone, të tretën ditë si Bernardo Bertolucci. Para mesit të viteve ’70, veç soc-këllirave të mender Kinostudjos, kinematë çoku nxirrnin ndonjë film me Alain Delon, Claudia Cardinale, Jean-Louis Trintignant, e ndonjë tjetër. Më vonë, e deri në fund – populli i Tiranës është shahit – kinematë u zbrazën. Në kinematë bosh binte miu thyente kokën, më keq se në raftet bosh të gjysmës së Shqipëtarëve. Veç katunarëve të Kinës që ua çonte të dubluara Sigurimi, Kush ja pa filmat soc-sharlatanit ?!
Dalim te Armani që sapo ngordhi. Turku, greku, italiani, gjermani, të gjithë bashkë nuk i kanë bërë dëm shqiptarëve sa 1 njeri i vetëm – Armani. Kurvi nuk fliste kot. Kurvi nuk paralajmëronte pa shkak. Kurvi kishte nuhatje. Atë që kurvi e quante “depërtim i kulturës borgjezo-revizioniste në rradhët e proletarëve”, borgjezia e realizonte përmes Armanit dhe të tjerëve si vetja.
Nuk kanë të numuruar viktimat proletare shqiptare të borgjezit Armani.
Regjimentet e rrobaqepëseve të lagjes që me një mijë mundime rropateshin ditë e natë për të realizuar kopje të kopjeve të veshjeve, ishin viktimat e preferuara të Armanit.
Nga kostumet deri te brekët mahnitëse të cilat së fundmi Armani i katandisi në rripa, u mundësuan vetëm prej heroinave rrobaqepëse të rrugicave që e ushtronin profesionin brenda kthinave të shtëpive duke u dridhur nga frika. Ishin ato zonja para të cilave sot përkulemi me nderim, që katalogët e modeleve të grisura nga përdorimi, i sillnin dorë më dorë nga jashtë me pesqint frikëra e mundime, dhe i ruanin si gjënë më të çmuar, që po t’ua kapnin, u hidhnin hekurat, i internonin prapa maleve ose brenda baltovinave.
Nën shembullin heroik të zonjave në nder të të cilave deri më sot nuk është ngritur asnjë lapidar dhe asnjë pllakë përkujtimore si të atentatorëve që dinin vetëm të vrisnin, qindra të tjerë, mjeshtra që kuturisën të realizojnë stërkopje të çantave, apo syzeve, apo këpucëve Armani, pësuan të njëjtin fat të zi si të heroinave rrobaqepëse që u iku rinia mbi makina qepëse Singer që i solli UNRRA, nga ato që rrotulloheshin me dorë, ose me bishtin e lugës bosh.
Aq larg shkoi ndërhyrja brutale e Armanit në punët e brendëshme të Shqipërisë komuniste, sa Ai që ja kushtoi jetën elegancës civile, ja arriti të ndërhynte deri te rraqet e agjentave civilë të Sigurimit duke i detyruar ta mbanin jakën e këmishës mbi jakën e xhaketës, çka e bëjnë edhe sot e kësaj dite, megjithse në pension, gati për të ngordhur.
Jo vetëm në kohën e kurvit. Edhe më vonë në kohën e hajnisë, Armani, fillimisht nuk erdhi vetë. Bëri namin me firmën Gabi, një kopilen e vet.
Kapelja republikë e dhëndërrit boshnjak dhe autik, për shembull, është Armani. Tani që Armani ngordhi, të shohim nëse dhëndërri budalla do e mbajë apo do e tradhëtojë Armanin me kapelen e një marke tjetër të cilës ja ka vënë syrin te një dyqan pranë vilës luksoze në Milano që e ka blerë me pare të vjedhura.
Po se mos vetëm kapelja e dhëndërrit zëhollë. Kostumet dhe gjithçka tjetër që vishet nga katunarët hajdutë që kanë përnbytur qytetet, xhvatësat deputetë, të pangopurit ministra, banditat, trafikantat, mafiozat, të gjitha Armani janë.
Çeta masturbative e TV Syri-t, ata mercenarët që paguhen me shifra astronomike me pare të vjedhura, dhe hiqen si fukarenj, nga koka te këmbët me veshje Armani e mbulojnë dhe e mbrojnë lakuriqësinë.
Sipas një gojdhane urbane Armani dështoi në një përpjekje për të ndërhyrë në Flamurin tonë duke e zëvendësuar Shkabën me Sorrë.
Pra hajduti Zheji me rrënjë sigurimiste, soc-regjizori që i bën turinjtë si Feçor Shehu, dhe Armani që Sigurimit i shërbeu me devotshmëri, nuk ngordhën kot, ngordhën se e kishin hak.