Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka qenë më direkt se kurrë për të akuzuar liderët e Kinës, Koresë së Veriut dhe Rusisë për komplot kundër SHBA-së, teksa Pekini organizoi paradën më të madhe ushtarake, me rastin e 80-vjetorit të fitores ndaj fashizmit.
Në platformën e tij të mediave sociale “Truth Social”, #Trump shkroi:
“Pyetja e madhe që duhet t’i përgjigjemi është nëse presidenti Xi i Kinës do të përmendë sasinë e madhe të ndihmës dhe ‘gjakut’ që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë Kinës për ta ndihmuar ta siguronte LIRINË e saj nga një pushtues i huaj shumë armiqësor.”
Shefi i Shtëpisë së Bardhë rikujtoi se, shumë amerikanë kanë humbur jetën në luftën e Kinës për fitore dhe tha se shpreson që guximi dhe sakrifica e tyre të jenë “të nderuara dhe të kujtuara me të drejtë.”
“Uroj që presidenti Xi dhe populli i mrekullueshëm i Kinës të kenë një ditë të madhe dhe të qëndrueshme feste. Ju lutem, përcillini përshëndetjet e mia më të ngrohta (presidentit rus) Vladimir Putin dhe (liderit të Koresë së Veriut) Kim Jong Un, ndërsa ju komplotoni kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shtoi Donald Trump, në një deklaratat më të ashpra, teksa Xi Jiping, Vladimir Putin dhe Kim Jong Un u shfaqën për herë të parë të tre së bashku.