Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha përmes një komunikimi publik ka uruar Pavarësinë e Ukrainës.
“Ukraina feston sot ditën e Pavarësisë. Bijtë dhe bijat e saj vaditën me gjakun e tyre, mbrojtën me jetët e tyre Pavarësinë e Ukrainës nga agresioni rus! Ndaj dhe miq të urojmë ne sot kombin ukrainas, udhëheqjen, luftëtarët e tij: Gëzuar festën e Pavarësisë!Lavdi Ukrainës, kombit dhe të rënëve të saj.” – shkruan Berisha.
Por jo të gjithë bien dakord. Av. Kujtim Cakrani i ka replikuar me një koment të shkurtër: “Dhe kujt i plasi o doktor! Ukraina nuk njeh shtetin e Kosovës ju mbetët duke ju servilosur Zelenskyt” .
