Deputeti Gjoni: “Dhurata” e Ramës për Veriun Trafik, kaos dhe ura në prag shembjeje!

spot_img
Advertisements

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka ngritur alarmin për situatën dramatike të infrastrukturës rrugore që lidh veriun e vendit me kryeqytetin. Sipas tij, tre nga katër urat kryesore janë në prag të shembjes, duke e futur qarkun Lezhë e Shkodër në një krizë të paprecedentë të lëvizjes dhe zhvillimit ekonomik.

Mbyllja e Urasë së Milotit në kulmin e sezonit turistik ka sjellë kaos total në qarkullim, kolaps në aksin Milot–Lezhë dhe humbje të mëdha financiare për bizneset nga Shëngjini në Velipojë. “Ura mund të ishte bllokuar në shtator, por u zgjodh muaji korrik, duke i dhënë një tjetër goditje pushuesve dhe ekonomisë së veriut,” deklaroi Gjoni.

Ndërkohë, Ura e Zogut, një monument kulture i mbrojtur nga shteti, vijon të qëndrojë e braktisur, pasi investimi i nisur për shpëtimin e saj është lënë përgjysmë.

Edhe Ura e Rubikut rrezikon të mbyllet për shkak të amortizimit dhe mungesës së çdo ndërhyrjeje, pavarësisht mbingarkesës së përditshme nga automjetet e tonazhit të rëndë që shfrytëzojnë pasuritë e zonës.

“Nëse edhe kjo urë del jashtë funksioni, nga katër ura që lidhin veriun me Tiranën, do të mbetet në përdorim vetëm ura e ashtuquajtur e Berlusconit. Kjo është katastrofë infrastrukturore për qarkun Lezhë e Shkodër,” paralajmëroi deputeti demokrat.

Sipas Gjonit, ky është pasqyra reale e qeverisjes së Edi Ramës: “Mashtrim dhe propagandë. Heshtja përballë këtij diskriminimi nuk është zgjidhje, protestat dhe përballja janë e vetmja alternativë.”

Latest articles

Related articles