RAMA jep urdhër, nesër turistët në Vlorë do të zgjohen me 32 kg tritol, hidhet në erë hoteli

spot_img
Advertisements

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se ditën e nesërme, në orën 07:30, do të hidhet në “erë” një objekt trekatësh i ndërtuar pa leje pranë aksit rrugor Vlorë-Orikum.

Përmes një postimi zyrtar, IKMT bën me dije se shpërthimi do të jetë i kontrolluar dhe do të realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat Xheniere të Forcave të Armatosura dhe Policinë e Shtetit.

Në funksion të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së operacionit, Inspektoriati përmes këtij njoftimi u kërkon qytetarëve dhe bizneseve të zonës bashkëpunim për respektimin e perimetrit të sigurisë dhe masave të ndërmarra.

“IKMT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe bizneseve që operojnë në këtë zonë. Ju sigurojmë se, në bashkëpunim me strukturat ligjzbatuese, do të vijohet me ndërhyrjet me forcën e ligjit ndaj çdo ndërtimi pa leje në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet më tej në njoftimin e IKMT-së.

Latest articles

Related articles