Autor i 11 vjedhjeve në Durrës dhe Tiranë, arrestohet 21-vjeçari

spot_img
Advertisements

Një 21-vjeçar u arrestua pasi është autori i 11 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajt korrik në Durrës dhe Tiranë.

21-vjeçari Orgito Hajrullaj ka vjedhur vila, hotele, biznese, parkingje dhe tabakino. Gjithashtu ka vjedhur edhe shuma parash, sende me vlerë, biçikleta, monopatina dhe mjete të tjera lëvizëse.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale mjetet e përdorura për të kryer vjedhjet (thikë, kaçavidë, etj.), dy motomjete, një aparat celular, si dhe sende të tjera me vlerë. Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme

Latest articles

Related articles