Auschwitz-i, Gaza dhe kultura | ANALIZA

spot_img
Advertisements

Nga Fitim Zekthi

Pas krimeve të holokaustit, Theodor Adorno një mendimtar shumë i njohur tha se “të shkruash poezi pas Auschëitz-it është barbari.”
Me këtë ai kërkonte të thoshte se kultura perëndimore kishte dështuar sepse në një farë mënyre e gjitha ajo që ndodhi nuk u ndalua dot prej saj madje gjithë ai krim ndodhi brenda kësaj kulture. Sipas tij holokausti ishte një krim industrial, i programuar dhe racional që ndodhi brenda kulturës europiane. Ky induastrializm, ky racionalizim vinte pas iluminizmit i cili duhet të bënte të pamundur pikërisht gjëra të tilla. Arsyeja moderne që kishte predikuar çlirim u kthye në mjet industrial për kontroll dhe sundim. Kjo arsye prodhoi institucione apo shtet që funksionoi me saktëtsi dhe efikasitet për qëllime kriminale.
Kultura gjitashtu u kthye ose po kthehej në mall, në product tregu, po standartizohej për konsum masiv dhe argëtim. Kultura në vend që të nxiste mendimin e lartë, shpirtin që nuk e pranon kriminalen po e bënte njeriun të nënshtruar dhe konformist. Ajo e bën miletin masë të depolitizuar dhe të pafuqishme, apatike të cilin e rren dhe manipulon si të duash.
Duke qenë kështu kultura perëndimore dështoi keq sipas Adornos dhe tani, pra pas Luftës së Dytë Botërore të shkruash poezi kur kjo lloj kulture, ky lloj industrializimi ishte bërë edhe më i fortë ishte barbari.
Po sot duke parë atë që ndodh në Gaza, vrasjen e fëmijëve kur ata shkojnë të kërkojnë bukë, duke vrarë nënat që dalin të kërkojnë bukë, duke parë që qëllimisht lejohen të vdesin nga uria fëmiojë e pleq, duke parë që në mënyrë racionale, në mënyrë, të programuar, në mënyrë efikase masakrohet një popull prej të paktën dy vitesh e gjysëm amund të tguhet se është barbari të shkruash poezi?
Pra shkurt a mund të thuhet se sot jetojmë në një periudhë kur industrializimi i artit, i poezisë, i muzikës, i teatrit i gjithë kulturës është aq i lartë sa ato janë vetëm në funksion të konsumit dhe zbavitjes dhe për pasojë vetëm në funksion të mpirjes së njerëzve, vetëm në funksion të prodhimit të një mase gjigande njerëzish që pranojnë rrenën dhe sundimin, mashtrimin dhe dominimin dhe as që e kanë ndërmend të mendojnë se çfarë ndodh me krimet, genocidin dhe forma të tjera të rënda të vuajjes përpara syve.
Në një masë dërmuese kështu ndodh sot por gjithsesi kudo ka njerëz, ka shoqëri, ka grupe shoqërore në SHBA, në Itali, në Francë, në Norvegji, në Spanjë etj që reagojnë përditë, që nuk ehanë rrenën barbarike të kulturës së industrializuar e cila nuk është gjë tjetër vetëm një formë antikulture.
Krimet në Gaza, genocidi i atjeshëm duhet të bëjë që çdo njeri, sidomos ata të kulturës të kuptojnë se kultura ka qëllim bazë të mos jetë mall, të mos jetë product tregu, ka për qëllim bazë të prodhojë antitrupa kundër barbarisë. Ajo që ndodh në Gaza ëshët poshtërimi më i madh i qenies njeërzore dhe ndërgjegjes së njeriut dhe ajo nuk nuk do ishte kurrë e mundur sikur kultura të lunate rolin që duhet.

Latest articles

Related articles