Paguajmë 6 milion € në vit | Sa zjarre fiken me satelitët Albania 1, 2

spot_img
Advertisements

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 24 vatra zjarri në disa bashki të vendit, ndërsa 6 prej tyre mbeten ende aktive.

Ministria e Mbrojtjes thotë se zjarret janë përhapur kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, duke djegur rreth 7 hektarë tokë dhe duke shkaktuar dëme materiale në disa banesa.

Sipas të dhënave, vatrat janë evidentuar në këto bashki: Elbasan, Finiq, Delvinë, Selenicë, Vlorë, Tiranë, Vorë, Krujë, Has, Mat, Malësi e Madhe, Kurbin, Korçë, Poliçan dhe Gjirokastër.

Zjarri vazhdon në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan, ku edhe sot vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës.

Latest articles

Related articles