“Jepte para me fajde” – Në pranga N/komisari i policisë

spot_img
Advertisements

Një tjetër rast abuzimi me detyrën është zbuluar në radhët e policisë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar Nënkomisarin Edison Pema, i cili shërbente në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan.

Ai akuzohet se jepte fajde për persona të ndryshëm dhe, përmes kanosjes apo dhunës, i detyronte të kthenin shuma të mëdha parash. Operacioni “Last Rent” u zhvillua në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.

Latest articles

Related articles