Alimehmeti: Vota është vullnet i pastër i qytetarëve dhe do të mbrohet

spot_img
Advertisements

Kandidati i PD-së, Ilir Alimehmeti ka shprehur pakënaqësi për procesin e rinumërimit. Teksa ka publikuar një fletë votimi, ai shtron pyetjen nëse vota është në të vërtetë e pavlefshme siç e ka shpallur KAS.

Pakënaqësi për rinumërimin ka shfaqur edhe Ilir Alimehmeti, kandidati i PD që nuk mundi të siguronte dot një vend në Kuvend.

Ai ka publikuar një foto të një flete votimi, në të cilën shihet se shenja ka devijuar nga kutia e emrit të kandidatit tjetër demokrat Kreshnik Çollaku, ndërsa shtron pyetjen nëse është e pavlefshme, ashtu siç edhe e ka konsideruar KAS.

Ili Alimehmeti i pakënaqur me rinumërimin, publikon FOTON e një

“Numëruesit tanë po mbrojnë aktivisht votat e Partisë Demokratike. Kjo votë e qartë e PD-së u konsiderua abuzivisht si e pavlefshme nga KQZ-ja. Faleminderit z. Ylli Subashi për reagimin e menjëhershëm! Vota është vullnet i pastër i qytetarëve dhe do të mbrohet me vendosmëri prej nesh. Po juve si ju duket kjo votë?”, shkruan Alimehmeti.

Nga rinumërimi i 798 kutive, rezulton se Alimehmeti ka 88 vota të pamerituara, që i zbriten nga numërimi i parë. Alimehmeti ishte ndër kandidatët që nisën betejën ligjore për rinumërimin.

Nga PS, ankesa për rinumërimin ka shfaqur edhe deputeti Erion Braçe, i cili akuzoi KAS se po i kthen votat e tij në të pavlefshme.

Latest articles

Related articles