Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shprehur respekt për sulmin e Izraelit ndaj Iranit, duke e quajtur atë një shërbim ndaj aleatëve perëndimorë.
“Kjo është puna e ndyrë që Izraeli po bën për të gjithë ne”, tha Merz të martën në margjinat e samitit të G7 në Kanada në një intervistë me transmetuesin gjerman ZDF.
“Ne jemi gjithashtu viktima të këtij regjimi. Ky regjim mullahësh i ka sjellë vdekje dhe shkatërrim botës”, shtoi ai.
“Mund të them vetëm: respektin më të madh për faktin se ushtria izraelite dhe udhëheqja izraelite patën guximin ta bënin këtë”.
Merz tha se sulmet e Izraelit ndaj Iranit mund të çojnë në rrëzimin e udhëheqjes së Republikës Islamike.