Nga Indrit Vokshi
Shqipëria ka jetuar edhe nën Sulltanin, edhe nën Enverin, do të jetojë edhe nën sundimin e gjatë të Edi Ramës – sdo të shuhen vendi e populli.
E mira ishte që duke qenë pjesë territoriale e Europës ne të adoptonim një sistem plural në interesa e në përfaqësim, me konkurencë politike e ekonomike. Dhe për ketë qëllim lindi “demokracia” në 1991, PD-ja si më e madhja parti, si “investim” i perëndimorëve e disa shqiptarëve, si “imponim” për të zbatuar edhe ne sistemin e atyre.
Se e marrin PD dhe nga platformë dhe garanci për një sistem politik disi demokratik, shkojnë e kthejnë në garanci për njërin i cili synon të ndërtojë një gardh me besnikët e verbër sepse ashtu e ka hallin, dhe e katandisin në parti-sekt, ndodh edhe kjo, pa dyshim. Kur i barazon modelet, kur nuk je më diçka ndryshe, kur njerëzit nuk shohin te ti shkallën për tu ngritur në shoqëri, kur nuk shohin se vend rend e ligj dhe më shumë mundësi për rehati e mirëqenie, madje bëhesh më keq se modeli në pushtet, në ketë pikë fiton forca dhe rrjeta e interesave pragmatike që shpërndan pushteti.
Dhe vendi vazhdon me pushtetin, gjatë.