Partia Demokratike duhet të bëjë katharsis

spot_img
Advertisements

Gjergji Nika

Pluralizmi i gjithanshëm e ka bërë të mundur që në tërë shoqërinë, në sektorët e ndryshëm të jetës, madje edhe në fushën politike, që njerëzit të kenë ide e mendime të ndryshme, të larmishme, të mira e të këqija, të bukura e të ndotura, progresiste e anakronike.
Ky pluralizëm meriton të konsolidohet e të pastrohet brenda kesaj partie, jo vetëm tek lidershipi por edhe të kryesisë të saj, por të gjithë kontingjenteve të anëtarëve e simpatizantëve, që të afirmohet katharsisi si metodë e përhershme e tyre.
Me debate demokratike partia të spastrohen nga njerëzit me ide të gabuara, me të meta e huqe imorale, gënjeshtarë e batakçinj.
Forcimi i demokracisë të brendshme nënkupton edhe lirinë e opinioneve të ndryshme brenda orientimit themelor të programeve partiake, nënkupton zhvillimin e kritikës dhe autokritikë konstruktive, pasurimin e përsosjen e programeve dhe vendimeve të drejta për ta forcuar unitetin, tolerancën, barazinë dhe afrimin e pajtimin e ideve, mendimeve e propozimeve të drejta të reja, që përputhen me ndryshimet e jetës së shoqërisë, për të mënjanuar dogmatizmin në idetë e veprimet e tyre.
Ata që nuk durojnë të mbeten pa pushtet as edhe një ditë, duke mos nxjerrë asnjë mësim nga humbja e fundit, shkojnë drejt një humbjeje të përsëritur e përfundimtare.
Vendi ka nevojë për angazhime madhore politike, sociale, ekonomike, kulturore dhe për marrëdhënie me të vërtetë njerëzore, humane që t’i sjellin vendit mbarësi e progres të përgjithshëm.

Latest articles

Related articles